Vjen reagimi i parë i ministrit Ditmir Bushati, pas thirrjeve nacionaliste dje në Bularat, gjatë ceremonisë mortore të Kostandonos Kacifas.
Përmes një statusi në Twitter, ai ka dhënë një mesazh jo vetëm për politikanët në Greqi, por edhe për ata zëra shqiptarë që kërkuan një reagim më të ashpër nga strukturat e shtetit shqiptar.
Duke cituar një shprehje të famshme të ish-kryeministrit britanik Benjamin Disraeli, Bushati shpjegon dhe qëndrimin e autoriteteve shqiptare ndaj zhvillimeve të ditëve të djeshme në Bularat.
“Situatat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja është pjesë e fuqisë tonë. Ne politikanët gjykohemi vetëm nga veprimet tona për të nxitur ose urtësuar situatat”. Gjatë ditës së djeshme në Bularat u zhvillua ceremonia e varrimit të Konstandinos Kacifas. Autoritetet shqiptare morën vlerësime për menaxhimin e situatës ndonëse pati provokime dhe thirrje të shumta antishqiptare.