MENU
klinika

sulmuesi i Anglisë

Hary Kane tregon pikën e fortë të Shqipërisë

11.11.2021 - 18:09

Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Anglinë në sfidën eliminatore të Botërorit. Në konferencën për shtyp të “3 Luanëve” së bashku me trajnerin Southgate u shfaq dhe sulmuesi Herry Kane, që nuk i kurseu fjalët e mira për kuqezinjtë…

“Mendoj se është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Duhet 4 pikë të kualifikohemi dhe një fitore nesër do të na afronte më shumë te kualifikimi. Do të jetë ndeshje e vështirë,  Shqipëria ka ende shanse për tu kualifikuar, dhe e dimë që do të vijnë me energji dhe pasion.

Duhet të sigurohemi që të bëjmë lojën tonë, kemi shumë cilësi për të fituar ndeshjen, dhe një fitore do të na çonte më të qetë në sfidën me San Marinon, por e dimë që do të jetë e vështire dhe jemi gati për sfidën.

E dimë që kanë strukturë të mirë dhe mbrojtje mjaft të mirë. Nga pika ime e shikimit, dimë si t’ia dalim, do të jetë e vështirë, një betejë e vështirë ndaj mbrojtësve cilësorë, por besojmë tek aftësitë tona, te grupi ynë dhe do të futemi për të fituar ndeshjen, duke shpresuar të shënojmë gola”.

Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit