MENU
klinika

"Si Rama, fajëson Saliun për humbjet e tij"

Floriana Garo s’humbet kohë dhe “thumbon” Bashën

12.11.2021 - 23:41

Drejtoresha e Komunikimit të foltores së ish-kryeministrit Sali Berishës, Floriana Garo, ka reaguar pas intervistës së Lulzim Bashës ditën e sotme në “News24”, ku tha se kishte humbur zgjedhjet për shkak të Sali Berishës, i cili sipas tij i kishte shkaktuar dualizim.

Me të marrë detyrën e re, ajo nuk ka humbur kohë dhe ka “thumbuar” kryedemokratin duke thënë se është bërë si Rama kur thotë se fajin për humbjet e tij i ka Saliu.

Basha si Rama: Fajin per humbjet e mia e ka Saliu!”, ka shkruar Floriana Garo në Facebook.