MENU
klinika

Çifti më i famshëm në botë

Pushimet e familjes Beckham

18.08.2018 - 10:56

Ndërsa prej javësh bota e medias spekulonte për një ndarje të afërt mes David dhe Victoria Beckham, çifti është këto ditë i ftuar ekskluziv i resortit privat “The Nihi Pulau Sumba” në Indonezi, bashkë me fëmijët. Bëhet fjalë për një parajsë natyrore që nuk është prekur nga tërmeti i fundit.

Pronarët e resortit, fitues në 2016-ën dhe 2017-ën të titullit “Hoteli më i Mirë në Botë” nga revista e sektorit ‘Travel + Leisure’, e dinë mirë se mbulimi mediatik i pushimeve të çiftit Beckham vlen më shumë se çdo reklamë tjetër në botë.

Postimet në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram dhe videoflasin për një familje të lumtur.

Ajo që të bën përshtypje është lidhja e fortë që shfaqin fëmijët e çiftiti: Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15, Cruz, 13 dhe vogëlushja Harper, vazhdimisht luajnë sëbashku duke shfaqur dashurinë me deklarata të forta në rrjetet sociale.