MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Kriza ekonomike mund të sjellë Luftën e Tretë Botërore…

09.11.2018 - 15:11

Kriza ekonomike e radhës është më afër se sa mendoni. Por ajo që ju duhet të shqetësohemi është ajo që vjen pas saj: në peizazhin e tanishëm social, politik, një krizë disi e zgjatur ekonomike, e kombinuar me pabarazinë e të ardhurave, mund të përshkallëzohet në një konflikt të madh ushtarak global. 

Kriza globale financiare 2008-2009 pothuajse i falimentoi qeveritë. Politikëbërësit përdorën stimulin monetar masiv, duke përfshirë lehtësimin sasior dhe normat e interesit pothuajse zero. Por stimulimi monetar është si adrenalina, mund të ringjallë pacientin, por nuk bën asgjë për ta shëruar sëmundjen.

Për tu marrë me një ekonomi të sëmurë kërkohen reforma strukturore, nisur që nga tregjet financiare deri tek sistemet e taksave dhe politikat arsimore. 

Politikëbërësit kanë dështuar totalisht për të ndërmarrë reforma të tilla, pavarësisht premtimit për ta bërë këtë.

Në Shtetet e Bashkuara çmimet e banesave tani janë 8% më të larta se në vitin 2006, sipas faqes Zillow.

Një dekadë e tërë me norma shumë të ulëta interesi dhe politika jokonvencionale monetare, ka pakësuar fuqinë e qeverive për të stabilizuar dhe stimuluar ekonominë. Historia tregon se pasojat e këtij gabimi mund të shtrihen përtej ekonomisë.

Sipas Benjamin Friedmanit nga Harvardi, periudha e gjatë e vuajtjes ekonomike është shoqëruar edhe me antipati publike ndaj grupeve të pakicave ose të huajve, qëndrime që mund të nxisin trazira, terrorizëm apo edhe luftë.

Për shembull, gjatë Depresionit të Madh, Presidenti i SHBA, Herbert Hoover, nënshkroi një akt, një tarifë në vitin 1930, që synonte të mbronte punëtorët amerikanë dhe fermerët nga konkurrenca e huaj. Në pesë vitet e ardhshme, tregtia globale u pakësua me dy të tretat. Brenda një dekade, Lufta e Dytë Botërore kishte filluar.

Për të qenë të sigurt, Lufta e Dytë Botërore, ashtu si Lufta e Parë Botërore, ishte shkaktuar nga një sërë faktorësh. Por ka arsye për të besuar se nivelet e larta të pabarazisë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në nxitjen e konfliktit.

Sipas hulumtimit nga ekonomisti Tomas Piketty, pabarazia e të ardhurave shpesh ndiqet nga një krizë e madhe. Kjo është edhe më shqetësuese duke pasur parasysh faktorët e tjerë që nxisin trazirat shoqërore dhe tensionet diplomatike, përfshirë një krizë emigrimi, ankth mbi globalizimin, polarizim politik dhe nacionalizëm në rritje.

Të gjitha janë simptoma të politikave të dështuara. Votuesit kanë shumë arsye për t’u zhgënjyer nga udhëheqësit, dhe populistët që po marrin gjithnjë e më shumë mbështetje vetëm sa po i përkeqësojnë gjërat.

Për shembull, multilateralizmi gjithnjë e më shumë po zbehet, pasi shumë vende,më së shumti SHBA, po ndjekin politika unilaterale dhe izoluese. Ndërkohë, luftërat ndëretnike po sulmojnë Sirinë dhe Jemenin. Në këtë sfond, duhet marrë seriozisht mundësia që kriza e ardhshme ekonomike mund të çojë në një konfrontim ushtarak masiv. 

Samuel Huntington, që merret me shkenca politike, sugjeron se si të shmanget kjo. Çelësi do të jetë që politikëbërësit të ndjekin reformat strukturore që kanë premtuar, duke zëvendësuar antagonizmin me një dialog global.

Qian Liu është një ekonomiste kineze, komtribuese në Project Syndicate.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN