Një nga modelet e kompjuterit të parë, i krijuar nga themeluesit e Apple, u shit në ankand në SHBA. Kompjuteri Apple-1 u krijua në 1976 nga Steve Jobs, Steve Wozniak dhe disa njerëz të tjerë. Një nga modelet e krijuara me dorë është ofruar nga shtëpia e ankandeve “John Moran Auctioneers”.
Kompjuteri u ofrua me një çmim fillestar prej 200 mijë dollarësh dhe pritej të arrinte dy deri në trefishin e çmimit. Oferta përfundimtare ishte 400 mijë dollarë. Ky nuk është çmimi rekord me të cilin është shitur një model Apple-1, sepse në vitin 2014, kompjuteri në ankand arriti çmimin prej 905 mijë dollarë.
Kompjuterët Apple-1 u krijuan midis viteve 1976 dhe 1977 në një garazh në Kaliforni. Ato janë montuar me dorë, janë zbukuruar me një kuti druri dhe janë krijuar vetëm 200 modele. Rikujtojmë, se Steve Jobs konsiderohet gjerësisht si një nga vizionarët më të mëdhenj të teknologjisë të të gjitha kohërave. Kompania që ai themeloi vlen aktualisht më shumë se 2 trilionë dollarë, më e vlefshmja në botë.
Trashëgimia e Jobs nuk ka dyshime. Rikujtojmë, se ai humbi jetën në vitin 2011 pasi u diagnostikua me kancer pankreatik. Ndërkaq, “Apple” ka vazhduar të lulëzojë edhe pas vdekjes së tij. Vlera e aksioneve të blera 10 vjet më parë është rritur mbi 1,100%. Sidoqoftë, megjithëse shumë nga parashikimet e tij për të ardhmen u realizuan, ai gjithashtu gaboi në disa. Në këtë link ne ju prezantojmë me disa prej tyre.
Ndërkaq, ju kujtojmë një detaj interesant pasi së fundmi në eventin e Apple u prezantuan një seri produktesh, ku ndër më të rëndësishmet ishin laptopët MacBook Pro dhe Pro MAX. Këta laptopë ishin të kompletuar me më shumë porta për pajisjet e jashtme, më shumë fuqi kompjuterike, një rezolucion më të lartë ekrani dhe grafika të shkëlqyera.
Por, një nga produktet e prezantuara nuk ka kaluar pa u vënë re dhe historia që ai ka nga mbrapa mund t’ju bëjë për të qeshur. Apple ka prezantuar një leckë pastrimi prej 19 dollarësh. Jo, jo kjo nuk është një shaka siç janë shishja e ujit Apple dhe çorapet Apple.