MENU
klinika

Britania kamp refugjatësh në Shqipëri?

18.11.2021 - 12:07

Edhe kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Partisë Socialiste ka folur për media dhe ka përgënjeshtruar lajmin se Shqipria do të strehojë reefugjatët e paligjshëm në Angli.

Rama para gazetarëve është shprehur se nuk e di se përse po e bëjnë këtë, por që Shqipëria nuk do të jetë një vend, ku vendet e pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre.

“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!” është shprehur Rama në lidhje me ngjarjen.