Krishtlindjet po afrojnë por shumë vende europiane do t’i kalojnë ato ditë pa atmosferë festive. Gati dy vite pas shpërthimit të pandemisë, e cila ka shkaktuar më shumë se 5.1 milionë viktima në mbarë botën dhe pavarësisht masave të marra, rastet e reja kanë shënuar rritje.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i viktimave nga koronavirusi në Europë është rritur me 10% ditët e fundit, duke sugjeruar se Kontinenti i Vjetër është sërish në qendër të pandemisë, sipas një zyrtari të OBSH-së. Arsyet kryesore të këtij fenomeni janë shkalla e ulët e vaksinimeve në disa vende, rënia e imunitetit të të vaksinuarve tashmë, lodhja e popullatës nga masat, iluzioni se qytetarët janë të mbrojtur sepse i janë kthyer, ndonëse me kufizime, normalitetit dhe rënia e temperaturave në Europën Veriore.
Ky imazh negativ, i cili shënohet me afrimin e festave të Krishtlindjeve, ku pritet të ketë një lëvizje të madhe të qytetarëve, ka bërë që shumë vende europiane të marrin masa shtesë, raporton abcnews.al
Austria
Austria është vendi i parë europian që vendosi një bllokim për rreth dy milionë persona të pavaksinuar që nga e hëna e kaluar, ndërsa dje u bë vendi i parë në Europën Perëndimore që rivendosi një bllokim kombëtar, i cili përfshin qytetarët e vaksinuar. Bllokimi total do të zgjasë maksimumi 20 ditë.
Që nga e hëna e kaluar në Austri, dy milionë persona të pavaksinuar nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia përveçse për raste të nevojshme. Gjithashtu nga 1 shkurti, vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë ppullatën.
Ky vend i Europës Qendrore ka shënuar një rritje të shpejtë të rasteve të reja vitet e fundit – më e larta që nga fillimi i pandemisë me rreth 12,000 raste të reja në ditë. Në shumë pjesë të vendit – si Salzburgu sistemi shëndetësor nuk është më në gjendje të plotësojë nevojat.
Gjermania
Vala e katërt të pandemisë ka alarmuar ekonominë e katërt më të madhe të Europës, sipas ministrit të Shëndetësisë Jens Spann, i cili u bëri thirrje qytetarëve të shmangin takimet dhe foli për një “urgjencë kombëtare” duke e lënë të hapur mundësinë e një bllokimi kombëtar.
Bavaria anuloi Krishtlindjet, pas rritjes së rasteve. Në zonat ku normat e shtrimit në spital tejkalojnë një prag të caktuar, aksesi në ngjarjet dhe restorantet publike, kulturore dhe sportive do të kufizohet vetëm për të pavaksinuarit dhe të sëmurët.
Vetëm 67.2% e njerëzve në vendin më të populluar të Europës janë plotësisht të vaksinuar, një shifër kjo më e ulët se mesatarja në Europën Perëndimore kryesisht për shkak të skepticizmit , ndërsa vetëm 5% kanë marrë një dozë të tretë, raporton abcnews.al
Bundestagu ka miratuar një projektligj të posaçëm që do të rivendosë disa kufizime për të ndaluar rritjen e rasteve ditore të Covid-19, të cilat këtë javë varionin nga 30,000 në 50,000. Kreu i Institutit Robert Koch, Lothar Wheeler, foli për “një shpërthim të madh të koronavirusit” në vend, pasi për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, pacientët duhet të transportohen nga një shtet në tjetrin për shkak të mbingarkesës së sistemin shëndetësor.
Belgjika
Të mërkurën, Belgjika shtrëngoi masat kundër Covid, duke e bërë të detyrueshme punën katër-ditore dhe duke zgjeruar përdorimin e maskave pasi vendi po përballet me një rritje të shpejtë të rasteve të reja dhe shtrimeve në spital.
Prezenca e detyrueshme në zyrë një herë në javë do të fillojë javën e ardhshme dhe do të jetë e vlefshme deri më 12 dhjetor. Më pas punonjësit do të mund të punojnë nga zyra dy herë në javë. Vendi ka bërë të detyrueshëm përdorimin e maskës në ambiente të mbyllura, ndërsa kufiri i moshës për përdorimin e detyrueshëm të saj do të ulet në 10 nga 12 vjeç.
Në disa sektorë përveç certifikatës së shëndetit, punonjësit dhe klientët do të duhet të mbajnë maskë. Ky rregull vlen për teatrot, sallat e koncerteve, muzetë dhe kinematë. Leja kërkohet për ngjarjet e brendshme me të paktën 50 pjesëmarrës dhe për ngjarjet në natyrë me të paktën 100 persona.
Holanda
Më 13 nëntor, për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve, qeveria vendosi një bllokim të pjesshëm, i cili pritet të zgjasë të paktën tre javë, restorantet dhe baret detyrohen të mbyllen në orën 20:00. Në të njëjtën kohë, vendi vendosi rivendosi përdorimin e detyrueshëm të maskave në dyqane. Virologët madje kanë sugjeruar anulimin e festave të Krishtlindjeve për të ngadalësuar rritjen e infeksioneve tek fëmijët.
Autoritetet gjithashtu pezulluan festën e fishekzjarrëve natën e Vitit të Ri. Me pothuajse 85% të të rriturve të vaksinuar plotësisht në këtë vend me 17.5 milionë banorë, më shumë se 20,000 raste të reja janë regjistruar gjatë dy ditëve, raporton abcnews.al
Franca
Franca regjistroi 20,294 raste në 24 orë, numri më i lartë që nga 25 gushti kur shpërtheu vala e pestë e pandemisë. Qeveria tha se vendi është përfshirë nga vala e pestë, por nuk ka ndërmend, të paktën për momentin, të vendosë masa shtesë kufizuese.
Madje presidenti Macron tha se vendi i tij nuk do të ndjekë shembullin e vendeve të tjera europiane për vendosjen e masave shtesë për të pavaksinuarit.
Irlanda
Baret, klubet e natës dhe restorantet në Irlandë janë mbyllur që nga mesnata e së enjtes, me autoritetet që kanë rritur numrin e vaksinimeve në një përpjekje për të rikthyer normalitetin. Pothuajse 90% e qytetarëve mbi 12 vjeç janë të vaksinuar plotësisht. Tre muaj më parë, qeveria njoftoi planet për të hequr pothuajse të gjitha kufizimet për pandeminë brenda pak javësh, por numri i rasteve vazhdon të shënojë rritje rekord.
Demonstrimi i certifikatave të vaksinimit, që tashmë kërkohet për hyrje në bare dhe klube nate, tashmë do të kërkohet edhe për kinematë dhe teatrot si pjesë e masave të reja.
Portugalia
Portugalia është një nga vendet me përqindjet më të larta të vaksinimit në botë (87,8% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar), por vendi sërish po shqyrton vendosjen e masave të reja. Presidenti i Republikës Marcelo Rebelo de Souza tha se maska pritet të bëhet e detyrueshme për të gjithë.
Kryeministri Antonio Costa tha se ekziston mundësia që vendi të vendosë masa të reja veçanërisht në pritje të festave të fundvitit. Me një popullsi prej 10 milionë banorësh, Portugalia ka regjistruar më shumë se 1.1 milionë raste dhe 18,283 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Italia
Vendi është rikthyer në situatën e njëjtë që përjetoi majin e kaluar, kur u raportuan për herë të fundit më shumë se 10,000 raste të reja. Në Itali ka nisur tashmë një debat nëse duhet të miratohen masa kufizuese vetëm për të pavaksinuarit.
Suedi
Në Suedi, për herë të parë nga 1 dhjetori do të hyjë në fuqi një certifikatë shëndetësore, për eventet me më shumë se 100 persona. Vendi nordik, i cili kishte vendosur më 1 nëntor të mos kryente teste diagnostikuese për individët e vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, edhe nëse shfaqin simptoma, ka vendosur gjithashtu të ndryshojë këtë vendim të kritikuar gjerësisht.
Megjithëse Suedia aktualisht ka shënuar shumë pak raste në krahasim me shumë vende europiane, edhe pse nuk është e izoluar nga pjesa tjetër e botës, tha Ministrja e Shëndetësisë Lena Halengren në një konferencë për shtyp.
Zvicra
Ministri zviceran i Shëndetësisë ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së masave kufizuese për valën e 5-të të pandemisë që ka përfshirë vendin, pavarësisht që rastet janë katërfishuar në një muaj dhe kanë arritur nivelin më të lartë për vitin 2021.
Vendi pritet të votojë më 28 nëntor mbi Aktin Covid, i cili u jep autoriteteve më shumë fleksibilitet për të luftuar pandeminë. Deri më 18 nëntor, vetëm 65% e popullsisë ishte vaksinuar plotësisht. Javën e kaluar shtrimet në spital u rritën me 25%, ndërsa numri i vdekjeve u rrit me 80%, raporton abcnews.al
Republika Çeke
Nga e hëna, ata që nuk janë vaksinuar kundër Covid nuk do të kenë akses në evente apo shërbime të ndryshme ( restorante dhe hotele). Ky vendim erdhi pas rritjes së rasteve të martën. Vendi shënoi 22,479 të infektuar në 24 orë.
Republika Çeke, një vend me 10.7 milionë banorë, ka vendosur shumë pak kufizime gjatë valës së mëparshme të pandemisë, me qeverinë që u zotua të mos mbyllë shkollat ose të vendosë bllokime. Vetëm 58% e popullsisë në Republikën Çeke është vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Sllovakia
Sllovakia ka marrë masa të reja për shkak të rritjes së rasteve dhe shtrimeve në spital. Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi duke filluar nga e hëna. Vendi me 5.5 milionë banorë ka regjistruar një numër rekord të rasteve të reja në ditët e fundit. Vendi regjistroi 8,000 raste në 24 orë.
“Ky është bllokimi i të pavaksinuarve,” tha kryeministri Edouard Heger.
Sipas masave të reja, vetëm të vaksinuarit apo personat që kanë kaluar Covid në gjashtë muajt e fundit do të lejohen të hyjnë në restorante, qendra tregtare apo të marrin pjesë në aktivitete sportive dhe evente publike. Këto masa fillimisht do të jenë të vlefshme për tre javë.
Disa shërbime, duke përfshirë restorantet, do të vendosin kufizime të mëtejshme në zonat më të prekura. Përveç kësaj, të pavaksinuarve do t’u kërkohet të bëjnë një test për të shkuar në punë në të gjitha zonat, përveç në zonat më pak të prekura, raporton abcnews.al
Sllovakia është një nga vendet europiane me një shkallë shumë të ulët vaksinimi: vetëm 42.6% e popullsisë është vaksinuar ndërsa mesatarja e BE-së është 65%, sipas të dhënave nga Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).
Danimarka
Vendi riktheu pak ditë më parë “pasaportën shëndetësore”, e cila do të përdoret për të hyrë në restorante, kafene, azile dhe për evente me mbi 200 persona dhe është e vlefshme në mbarë vendin.