Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim është bërë pjesë e replikave PD-LSI. Përmes një postimi në rrjete sociale Brahimllari e cilëson kryedemokraktin Lulzim Basha si shkaktarin e shkatërrimit të çdo aksioni opozitar.
Ai shkon dhe më tej ku thekson se Basha dhe stafi i tij kanë shumë gjynahe me LSI-në, pasi shitën opozitën te kryeministri Rama.
“Lul-vula e kthehu opoziten ne kunat-opozite.
Mos ki frik, dil nga bunkeri ku je futur dhe tako demokratet dhe mbaj pergjegjesine e shitjes se opozites tek regjimi.
Lul vula, ti je shkaktari i humbjes se çdo kauze te opozites.
Ti je shkaktari i shkaterrimit te çdo aksioni opozitar.
Ti shite opoziten tek Edi Rama.
Ti le Demokratet ne burgje dhe ne opozite per kunatin.
Çdo aksioni opozitar i vendose nje çmim per pazarin tend te rradhes.
Ti dhe stafi yt keni shume gjynahe me LSI ndaj kujdes kur permend LSI dhe kedo tjeter te LSI-se
Foto sa 1000 fjalë!
17 Maji i lidhjes edhe publikisht të kontratës me Edi Ramën”, shkruan Brahimllari.
Pjesë e replikave është bërë dhe ish-kandidatja për deputete e LSI-së Elona Guri, e cila gjithashtu përmes një postimi në facebook aludon se LSI u tradhëtua nga PD në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha.
“Momenti kur nga kryetar opozite pretendent për kryeministër, ai e braktisi rolin e tij për tu kthyer thjesht në mirëmbajtës oborri të shefit të regjimit.
Shqipërisë i duhej një opozitë sa më e bashkuar për të rrëzuar regjimin, në 25 Prill, ndaj LSI, siç i qëndron besnike çdo marrëdhënie, i dedikoi çdo mbështetje institucionit të kryetarit të PD, si kryetar opozite, që ky mision madhor për shqiptarët të realizohej. Por, ndërkohë në pabesi ndaj popullit opozitar, përfshi edhe LSI, ai vijonte zbatimin e kësaj marrëveshje!
Ai nuk shpëton dot prej 17 majit me Edi Ramës, prej kunatë-opozitës që e ka futur gjithë vendin në kolaps! Tashmë ky është mësim i mësuar”, shkruan Guri.