10.11.2018 - 11:46
Pritja ka marrë fund dhe këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Miriam Cani ka publikuar këngën e saj të re.
Bashkëshortja e Alban Skënderajt njoftoi para pak ditësh publikimin e projektit të saj muzikor, i cili ai është në “Youtube” që prej ditësh së premte.
“Në Parajsë” titullohet kënga e publikuar nga Miriam Cani. Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Kledi Bahiti, ndërsa për tekstin është përkujdesur bashkëshorti, njëherësh këngëtari Alban Skenderaj. Videoklipi është punuar nga Talelli Production.
Kënga ka marrë mijëra klikime në “Youtube” brenda pak orëve dhe tashmë suksesi për të duket i garantuar. Në fund të fundit, Miriami nuk zhgënjen kurrë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Edhe pak...”
Çfarë po “kurdis” Miriam Cani?!
Pushime në Maldive