MENU
klinika

“Shpërthim i fortë, 7 persona arritën të ikin”

Detaje nga aksidenti me 46 viktima në Bullgari

23.11.2021 - 10:59

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Sofje, ku humbën jetën 46 persona dhe mbetën të plagosur 7 të tjerë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shkuar në Sofje, dhe ka rrëfyer se ka folur me një nga të mbijetuarit e aksidentit.

“Kam mundur të flas me njërin prej të mbijetuarve. Ai i ka thënë se është dëgjuar një shpërthim i fortë, pas së cilës ai dhe 7 pasagjerë të tjerë kanë arritur të ikin nga dritaret”, tha Zaev, i cili së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tashmë janë në Sofje.

Zaev shton se kanë besim te autoritetet bullgare dhe se nuk do të kërkojë hetim paralel.

“Ne u besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në hetim. Tani gjëja më e rëndësishme është të shohim se si t’i ndihmojmë viktimat,” shtoi Zaev.

Pas njohjes me gjendjen e të lënduarve, kryeministri do të takohet me homologun e tij bullgar Stefan Janev. /AlsatM/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shumica turistë nga M. e Veriut/ Mes të viktimave 12 fëmijë

Përplaset dhe merr flakë autobusi në Bullgari