MENU
klinika

NBA

Warriors nuk ndalen, James rikthehet protagonist

25.11.2021 - 12:38

Po përvijohen pretendentët kryesorë në NBA. Golden State nuk ndal marshimin në kampionat, duke fituar 116-96 ndaj Philadelphias. Fitorja e 16-të sezonale për Warriors, që erdhi nga duart e Curry, autor i 25 pikëve dhe 10 asist.

Po në Perëndim, pas kohës shtesë fiton ekipi i Los Angeles Lakers, që mundi 124-116 Indiana Pacers jashtë fushe. Ndeshje magjike për LeBron James, që realizoi 39 pikë, i rikthyer pas dënimit.

Në Lindje, pa probleme fitojnë edhe kampionët e Milwaukee Bucks, që mposhtën 114-93 Detroit Pistons, me Antetokounmpo autor i 33 pikëve, mbështetur edhe nga Portis me 28 pikë e 10 rebound.

Nuk zhgënjen as Brooklyn Nets, që mundi 123-104 Boston Celtics, me 3 lojtarë që realizuan mbi 20 pikë (Mills 23, Durant 21 e Harden 20 pikë). Zhgënjen skuadra e Chicago, që u mund 118-113 nga Houston Rockets, ekipi më i dobët i NBA-së këtë sezon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN