MENU
klinika

Program ''Shqipëri-Kosovë''

Një Gjuhë, një Komb: e njëjta Trashëgimi

26.11.2021 - 18:39

         Kalendari i përbashkët kombëtar. Shqipëria dhe Kosova, nënshkruan ditën e sotme, kalendarin e përbashkët kulturor me marrëveshjen-kornizë për trashëgiminë kulturore.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, ministrja e Kulturës, Margariti, u ndal në aktivitetet e përbashkëta kulturore mes dy vendeve.

“Dje përshëndeta Kuvendin ndërkombëtar të Albanologjisë, organizuar nga dy Akademitë e Shkencave, një ngjarje e rëndësishme kjo pas 40 vitesh, që i bën jehonë të madhe promovimit të vlerave shqiptare dhe identitetit tonë”, tha ajo.

Po ashtu, Margariti tha se “Shqipëria është e gjitha në festë për Javën e Flamurit, ku me aktivitetet tona të përbashkëta jemi me të njëjtin qëllim atë të ruajtjes dhe promovimit të pasurisë sonë kulturore, që ne e trashëgojmë brez pas brezi”.

“Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore dhe të muzeve, vjen me bindjen se, duhet të jetë një rrugëtim i forcimit të institucioneve tona, në sfidat e reja që po përballemi. Jam shpresëplotë, se nuk do të mbeten vetëm në letër. Kemi diskutuar për një sërë masash, që çojnë në bashkëpunimin më të gjerë mes muzeve”, – u shpreh ministrja.

Margariti u ndal edhe aktivitetet e përbashëta në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në bashkëprodhimin kinematografik. Sikur ajo theksoi, “vetëm në vitin 2020, kemi pasur mbi 10 filma, pjesë e një bashkëprodhimi”.

Nga ana e tij, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy institucioneve.

Ai e vuri theksin në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, thellimi i bashkëpunimit në fushën e teatrit, filarmonisë dhe në veçanti të operas, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e librit.

Po ashtu, Çeku vlerësoi mbështetjen për anëtarësimin në organizatat kulturore ndërkombëtare për Kosovën. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjashtëqind vjet mall...

”Moti i madh” troket në UNESCO


Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë