Në konkursin e sivjetshëm të fotografisë historike të vitit, fotografë nga e gjithë bota shpërndanë imazhe të vendeve historike, peisazheve dhe strukturave ku ata jetojnë. Fotografitë u vlerësuan për origjinalitetin, përbërjen, aftësitë teknike si dhe kontekstin e imazhit dhe historinë pas tij.
Dan Korn, nënkryetar i rrjetit ‘Sky History’ në Mbretërinë e Bashkuar dhe një nga gjyqtarët e konkursit, vuri në dukje se pavarësisht gjithçkaje, kreativiteti ende lulëzoi gjatë pandemisë.
Ka pasur kaq shumë kufizime dhe vështirësi për kaq shumë gjatë dy viteve të fundit. Por, të shihje disa nga veprat e mrekullueshme të ekspozuara këtu dhe vendet ikonike dhe domethënëse nga e gjithë bota, të kapura kaq gjallërisht, ishte një shenjë se historia dhe njerëzimi janë shumë të gjalla me gjithë shkëlqimin e tyre në 2021.
Fotografitë e lavdëruara të këtij viti vijnë nga vende si Uells, Brazil dhe Turqi. Çmimi i përgjithshëm i këtij viti shkoi për Steve Liddiard për fotografinë e tij të ‘Whiteford Point Lighthouse’ në Uells. Kjo strukturë unike prej gize, e ndërtuar në vitin 1865, ka qenë prej kohësh një temë popullore për fotografinë. Liddiard kapi farin në një moment dramatik, duke fituar admirimin e gjyqtarëve.
Gjatë ditës, Liddiard punon si mjek. Ndërkaq, në rrjetin e tij social, Liddiard falenderues shkroi këto fjalë:
Kush do ta kishte menduar! Një djalë rreth tre vjet më parë, duke eksploruar Uellsin për të ndihmuar shëndetin e tij mendor duke bërë foto me telefon, do të evoluonte në këtë. Nuk mund ta besoj që jam shpallur Fotografi Historik Botëror i vitit 😲Faleminderit @historyuk dhe panelit të mrekullueshëm të juristëve për komentet dhe votat e mira. Ende në gjendje shoku!