Një mesazh i fortë i përcjellë nga zërat e tyre dhe nga sopranoja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho për personat me aftësi të kufizuara. Sopranoja iu është bashkuar zërave të të rinjve artistë me aftësi të kufizuara për të sjellë këngën e njohur shkodrane “Lule borë” më bukur se asnjëherë.
“Secili prej nesh është një qenie unike Më dhanë një emocion të jashtëzakonshëm dhe një mësim në jetë. Duhet të duam, të respektojmë njeri-tjetrin për atë që jemi”, u shpreh sopranoja.
“Kënga “Lule Bore” vjen me bukur kësaj here. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara japim edhe njëherë fuqishëm mesazhin #AskushTëMosMbetetPas në çdo fushë të jetës, që nga arsimi, deri te sportet dhe artet. Në bashkëpunim me sopranon me famë botërore Ermonela Jaho, të rinj nga disa kategori të aftësisë së kufizuar, artistë të talentuar, disa prej tyre diplomuar ose që studiojnë në Universitetin e Arteve, sjellin në një doku-klip dëshmitë e tyre për vështirësitë që ka jeta e një artisti me aftësi të kufizuara, si dhe shfaqin talentin e tyre me një interpretim fantastik. Kjo video fantastike vjen në kontekstin e një programi të përbashkët të OKB-se që zbatohet nga UNDP dhe agjenci të tjera të OKB- së në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me mbështetjen financiare të Embassy of Sëitzerland in Albania #AskushTëMosMbetetPasSkene COD – Center For Openness And Dialogue”, thuhet në postimin e UNDP Albania.