MENU
klinika

MetroFest në Metropol

”Gof” drama moderne shqipe… e dramës shqiptare

05.12.2021 - 15:08

         Drama e parë e absurdit në shqip, që në rrafsh formal, stilistik e tipologjik aplikon me sukses disa principe krijuese të postmodernizmit. “Gof” erdhi para publikut gjatë javës së katërt të festivalit ”MetroFest”. Vepra e Anton Pashkut, shkruar në vitin 1976, erdhi premierë në skenën  ”Metropol”, me regji nga Shkëlzen Berisha.

Vepër e një nga autorëve më të veçantë të letrave shqipe, që nga studiuesit është cilësuar me një mjeshtëri të lartë artistike.

Me regji nga Shkëlzen Berisha, në role: Amri Hasanlli, Endrit Ahmetaj, Julian Hudhra. As/regjisor Mihal Kaçi, skenografia Divni Gushta, kostumografia Frenci Gjerasi dhe kënga Ketjona Pecnikaj dhe Mihal Kaçi.

Ngjarjet në vepër zhvillohen në një kasolle në mal, ku tre alpinistët mbeten ngujuar teksa ishin nisur për në Bjeshkët e Namuna. Një ortek i izoloi aty dhe në përpjekje për të mbushur kohën e pritjes, ata përshkojnë një rrjedhë historike të ngjarjeve më të mëdha që shqiptarët kanë kaluar e deri më sot.

Vepra pati premierën prej 25-28 nëntor dhe u mirëprit nga publiku.

“Jemi të lumtur që në këtë edicion të “MetroFest” sollëm në skenë veprën e parë të absurdit shqiptar shkruar nga Anton Pashku, i krahasuar nga kritika letrare, si i përafërt me George Orwell, Franz Kafka dhe Robert Musil. Faleminderit publikut, për mbështetjen! Ju ftojmë të ndiqni programin në vazhdim të “MetroFest 5” – thuhet në faqen e teatrit, që për të pestin vit me radhë organizon festivalin kushuar veprës shqip të arkivit.

 ”Gof” i vendos ngjarjet në vitin 1939, në kohën e pushtimit fashist në Shqipëri.

Autori veçon këtu, tri veti reagimesh individuale: Lulashin, Luluan dhe Lulanin.

Kur pushtohet atdheu ata mbesin të ngujuar në një shtëpi të braktisur dhe aty reagojnë secili në mënyrën e vet. Personazhet denoncojnë njëri-tjetrin për ligësi dhe zihen për të gjetur një shteg, një rrugëdalje. “Gofi” është e cilësuar si vepra e parë shqipe e absurdit dhe teatri shprehet, se në leximin e parë regjisorial dhe në lexime të tjera më pas, regjisorit ia ka sjellë në mendje një pjesë të “historisë” të mosveprimit shqiptar – letargjisë shqiptare, moskuptimit të momenteve historike dhe përpunimi i tekstit është lidhur me fenomenin e përsëritur shqiptar të këtyre mosleximeve të momenteve historike, përplasjes së prijësve, bajraktarizmit të tyre që është ende aktuale sidomos që nga viti 1999 e sot.

“Synimi i përgjithshëm është që përmes thumbit e ironisë të nxisë reflektim, jo mesazhe, por nxitje për reflektim. Të arrijë një realitet teatror ku përpjekja e punës të jetë ekipore të vërehet qartë si bashkëveprim i përsosur ansambli”, – shkruan teatri.

Anton Pashku konsiderohet ndër stilistët më të mirë të letërsisë shqipe. Bënte pjesë në brezin që hodhi themelet e prozës moderne në letërsinë shqipe në Kosovë, së bashku me Adem Demaçin dhe Ramadan Rexhepin.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët