Janë luajtur takimet e ditës së dytë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, sfida të vlefshme për Grupin A. Ekipi i Partizanit ka marrë kreun e grupit pas fitores 3-0 ndaj Mirditës në Rrëshen (25-7, 25-9, 25-9).
Të kuqtë udhëheqin renditjen me 6 pikë të plota. Fitoren e parë në këtë event korri ekipi i Skënderbeut, që mundi pa shumë sforco 3-0 Vllazninë (25-19, 25-13, 25-17). Ndeshje e komanduar nga korçaret, që janë të pamposhtura këtë sezon, duke udhëhequr edhe kampionatin me pikë të plota.
Nuk ka zhgënjyer edhe skuadra e Club Albania, që mundi 3-0 Flamurtarin (25-21, 25-16, 25-20), duke marrë tri pikët e para në Grupin A. Një fitore e merituar e skuadrës së Club Albania, që luan në Kategorinë e Parë, ndërsa Flamurtari në Superligë. Ndeshjet e javës së dytë të Grupit B do të luhen fundjavën e ardhshme.
Femra – Grupi A (Java e dytë)
Club Albania – Flamurtari, 3-0
Mirdita – Partizani, 0-3
Skënderbeu – Vllaznia, 3-0
Teuta (pushim)
Renditja: Partizani 6 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 3 pikë, Club Albania 3 pikë, Flamurtari 0 pikë, Mirdita 0 pikë.
Femra – Grupi B (Java e dytë, 10/12)
Elbasani – Lushnja
Korabi – Apolonia
Tirana – Barleti Volley
Renditja: Tirana 3 pikë, Barleti Volley 3 pikë, Lushnja 3 pikë, Apolonia 0 pikë, Korabi 0 pikë, Elbasani 0 pikë.