MENU
klinika

Si pastrohet shpirti

Papa veçon 2 mëkatet më të rënda për njeriun…

08.12.2021 - 20:14

         Nga udhëtimi i fundit, Papa Françesku përcjell deklaratën se, marrëdhënia jashtëmartesore, nuk është “mëkati më i rëndë” i njeriut.

Gjatë një deklarate për gazetarët teksa kalonte nga Italia për në Greqi, kreu i Kishës Katolike, u shpreh: ”mëkatet e trupit, s’janë më të rëndat, por krenaria dhe urrejtja.”

Papa u pyet gjithashtu, në lidhje me dorëheqjen e Kryepeshkopit të Parisit, Michel Aupetit. Pasi një revistë franceze pretendoi se ai kishte pasur marrëdhënie me një grua. Ndërkohë, kryepeshkopët dhe anëtarët më të lartë të Kishës Katolike ndjekin beqarinë klerikale, pa jetuar me gra.

“Ne, të gjithë jemi mëkatarë. Kur thashethemet shtohen e shtohen dhe i dëmtojnë emrin e mirë dikujt, ai nuk mund të qeverisë” – tha Papa.

Kujtojme se Kreu i Kishës Katolike dhe shtetit të Vatikanit, Papa Françesku përfundoi vizitën 3-ditore në Administratën e Qipros Jugore Greke (GCA), sipas Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin qipriot grek, mësohet se avioni i Papës, në orët e mëngjesit u nis drejt Greqisë nga aeroporti ”Larnaca”. Për të përcjellë Papën u mbajt një ceremoni ku mori pjesë edhe lideri qipriot grek, Nikos Anastasiadis. Mbrëmjen e djeshme, Papa zhvilloi një takim me liderët fetarë përfshirë edhe imamin Şakir Alemdar të teqesë ”Hala Sultan” dhe përfaqësues për Qipron greke të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës Turke të Qipros Veriore

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë