MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e fundit në grupe

Bayern pa mëshirë, Barcelona kalon në Europa League

09.12.2021 - 00:00

Bayern Munchen nuk e ndal aspak gazin, sidomos ndaj Barcelonës, duke fituar 3-0 edhe në shtëpi. Rezultat që i bën bavarezët perfektë në fazën në grupe, me 18 pikë të plota. Barcelona kalon në Europa League si vend i tretë, pasi Benfica zuri vendin e dytë pas fitores 2-0 ndaj Dinamo Kiev.

Në një stadium pa tifozë, mes rreshjeve të borës (edhe pse të vogla) Bayern Mynih ka gjetur golin e avantazhit nga krahu. Lewandowski fut krosim në zonë, ku devijon Muller. Topi hiqet mbi vijën fatale, por ora e arbitrit pulson dhe sfera ka hyrë brenda, duke akorduar golin.

Skuadra e Nagelsmann me pas dyfishon rezultatin me Sane. Goditje e fortë, pak e devijuar, që mposht Ter Stegen. Bayern nuk ndalet. Pas pjesës së parë të përfunduar 2-0, ka ardhur edhe goli tjetër në pjesën e dytë me talentin Musiala, që ka shënuar 3-0. Kaq ka mjaftuar sonte për bavarezët.

Manchester United ndalet 1-1 në shtëpi nga Young Boys, skuadër së cilës i mori vetëm një pikë. Por Djajtë e Kuq kalojnë si vend i parë në grup. Atalanta-Villarreal u shty si pasojë e reshjeve të mëdha të borës në Bergamo.

Surpriza është Lille, që fiton 3-1 në fushën e Wolfsburg dhe kalon grupin si vend i parë. Po ashtu, Salzburg mposht 1-0 Sevilla dhe merr vendin e dytë, spanjollët kalojnë në Europa League si vend i tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e fundit në grupe

Mjafton një gol dhe Juve e para, Chelsea befasohet në fund

Në merkato për zëvendësuesin e Kjaer

Milan “lëpin” plagët, mbi 45 mln euro nga Champions