MENU
klinika

Thirrjet anti-shqiptare

‘Non-grata’ në Shqipëri, ja shteti që kërkoi arrestimin e eurodeputetes

11.11.2018 - 12:55

Një ditë më parë Shqipëria shpalli person ‘non grata’ (të padëshiruar) eurodeputeten qipriote, Eleni Theocarus për nxitje të urrejtjes dhe pretendimeve territoriale, pas vrasjes së ekstremistit grek Kostandinos Kacifas në Bularat.

Por duket se masa e Shqipërisë ndaj eurodeputetes nuk është e para për 65-vjeçaren të njohur për bashkëpunim me grupet nacionaliste greko-qipriote.

Rezulton se në mars të vitit 2011, ajo u arrestua bashkë me tre eurodeputetë të tjerë nga ushtria turke, ndërsa zhvillonte një vizitë në Famagusta të Qipros për të parë gjendjen e monumenteve dhe të ndërtesave fetare.

Ndërkohë në vitin 2017, Azerbajxhani ka lëshuar një urdher arresti ndërkombëtar për eurodeputeten që ishte mes 100 vëzhguesve nga 30 vende gjatë referendumit në lidhje me rajonin e Nagorno-Karabakh. Kërkesa për arrestimin e saj nuk u pranua nga Interpol.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës