Në brigjet e Koresë së Jugut do ndërtohet vendbanimi i parë ujor. Projekti është realizuar nga një grup arkitektësh dhe inxhinierësh që në vitin 2019. Ata kanë firmosur një marrëveshje me autoritetet lokale të qytetit të Busanit dhe Agjensinë e Zhvillimit Urban të Kombeve të Bashkuara, për fillimin e ndërtimit të lagjeve të para.
Qyteti do prodhohet në fabrikë dhe më pas do vendoset në oqean. Qyteti pritet të banohet nga 10,000 banorë dhe do ketë njësi shërbimi, hapësira të gjelbërta, korsi biçikletash dhe ferma ujore. Brigjet e qytetit të Busanit ,janë të rrezikuara nga ngrohja globale dhe për këtë arsye do nisi ndërtimi i këtij projekti.
Qyteti do ta prodhojë energjinë nga panelat diellorë, turbinat e ajrit dhe ujit. Ndërtesat do jenë shtatë metra të larta dhe çdo lagje do banohet nga 300 njerëz raporton “CNN”. Në qytet do përdoren mjete transporti si makinat ujore dhe tragetet me energji diellore.
Drejtori i Kombeve të Bashkuara për habitatet Maimunah Mohd Sharif deklaroi, që nuk duhet ta luftojmë ujin por duhet të mësojmë të jetojmë me të. Ndërtimi i qytetit do përfundojë në vitin 2025.