MENU
klinika

Masakra e Srebrenicës

Quo Vadis, Aida?.. me 3 çmime të mëdha

12.12.2021 - 11:21

          Me regjinë nga Jasmila Zhbaniç, “Quo Vadis, Aida?” ka triumfuar në ‘European Film Awards’ me gjithsej tre çmime kryesore.

Në ceremoninë e këtij viti në “European Film Awards” në edicionin e 34-ët të kësaj gare, filmi “Quo Vadis, Aida?” fitoi ‘Çmimin për filmin më të mirë evropian’, ‘Çmimin për regjinë më mirë (Jasmila Zhbaniq)’ dhe ‘Aktoren më të mirë’ (Jasna Gjuriçiq).

Jasmila Žban, që fitoi çmimin për “Regjisorin më të mirë”, në fjalimin e saj falënderoi për bashkëpunimin gratë e Srebrenicës, ekipin e aktorëve me të cilët punoi në film, bashkëshortin e saj, producentin Damir Ibrahimoviç dhe vajzën e tyre për mbështetjen.

“Falënderoj Gratë e Srebrenicës, të cilat janë zëri më i fortë i paqes sot. Po ashtu edhe vajzën time, e cila më frymëzon të jem më e përgjegjshme për gjeneratën e grave që do të ndërtojnë një Evropë më të mirë se ajo që kemi”, tha Zhbanić.

Pjesë e kastës së aktorëve të kësaj drame të fuqishme për masakrën e Srebrenicës, është edhe aktori i njohur nga Kosova, Alban Ukaj. Ai luan rolin e Tarikut.

Kjo ishte hera e dytë që një film nga Bosnja ishte nominuar për “Oscar”, pas atij të vitit 2002 “No Man Land”, që edhe arriti të shpërblehet në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”, por pa marrë çmimin e madh, në ceremoninë që u mbajt në prill.