MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 13

Vllaznia nuk ndalet, ngjitet në vendin e dytë

12.12.2021 - 19:46

Vllaznia merr një fitore të rëndësishme, duke mposhtur 2-0 Skënderbeun në Shkodër dhe ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Kukësin, që ka një ndeshje më pak.

Në duelin e zhvilluar në “Loro Boriçi” vendasit e kanë nisur më mirë ndeshjen, duke thumbuar portën e Rexhepit e duke kërkuar që të gjenin një gol të shpejtë, por për të parë rrjetën të tundej duhej pritur minuta e 23-të e sfidës, kur Hoxhaj devijoi një gjuajtje me kokë të Krujës.

Më pas, Vllaznia u tërhoq paksa në gjysmëfushën e saj duke menduar të administronte rezultatin. Kjo bëri që Skënderbeu të shfaqej shumë agresiv në pjesën e dytë të ndeshjes dhe të kërkonte me ngulm golin e barazimit, duke rrezikuar vazhdimisht para Zogoviç.

Por një kundërsulm i shkëlqyer i Çobës në fund solli edhe golin e Aralica, i cili vulosi këtë sukses për ekipin shkodran. Tri pikë me shumë vlerë për shkodranët, që vazhdojnë te besojnë te titulli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi