MENU
klinika

"Shqiponja vulgaritet"

Basha replikë Ramës: Zgjedh simbol hashashin

11.11.2018 - 15:18

Pas deklaratës së sotshme nga Kryeministri Edi Rama lidhur me heqjen e simbolit të Shqiponjës tek Dogana në kryeqytet ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Rama në deklaratën e tij e konsideronte simbolin e Shqiponjës tek Dogana si vulgaritet të hipur në piedestal, por Basha thotë se kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet.

Sipas kreut të PD, kryeministri shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm.

Postimi i Bashës në Twitter:

“Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet.

Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro.”

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës