13.12.2021 - 23:46
Pas dy humbjeve, Roma u është rikthyer sukseseve në kampionat, duke fituar 2-0 në shtëpi kundër Spezias. Tri pikë me shumë vlerë dhe verdhekuqtë parakalojnë Juventus në renditje, por gjithsesi, zona Champions mbetet larg.
Roma shënoi nga një gol për secilën pjesë loje, në të parë Smalling dhe në të dytën Ibanez. Një ndeshje që ka patur protagonist edhe shqiptarin Rey Manaj, i cili ka gjetur golin por më pas VAR e ka anuluar për pozicion të parregullt.
Në fund, ka pasur edhe një budallallëk nga talenti i ri Felix, i cili pasi kishte marrë një të verdhë, e rregullon topin me dorë dhe shënon. VAR risheh pamjet dhe për këtë arsye arbitri i nxjer të verdhën e dytë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, Java 17
Napoli bie në shtëpi, përmbyset Lazio, festojnë rivalët
Serie A, Java 17
“Poker” golash, Inter merr komandën
Serie A, Java 17
Ibra shmang humbjen e Milanit në Udine
Serie A, Java 17