MENU
klinika

Shkon në 5 numri i shteteve bojkotuese

Pas SHBA, edhe Britania e Madhe bojkoton Olimpiadën e Kinës

14.12.2021 - 14:35

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Britania e Madhe ka vendosur të bojkotojë diplomatikisht Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, që do të zhvillohen në Kinë në datat 4-20 shkurt.

Kjo e çon në 5 numrin e shteteve që kanë mbështetur Amerikën për të Lojërat Olimpike për të mos dërguar një delegacion në nivel politik në Pekin gjatë Olimpiadës (Australia, Kanadaja e Zelanda e Re janë tri vendet e tjera).

“Do të ketë një bojkot politik nga ana jonë, por sportistët do të shkojnë në Kinë për Olimpiadën. Bojkoti sportiv nuk është në planet e qeverisë britanike”, – tha Boris Johnson, kryeministri britanik.

Edhe ai ka kritikuar Kinën në lidhje me mosrespektimin e të drejtave të njeriut në këtë vend. “Këtë gjë ia kam komunikuar personalisht presidentit kinez”, u shpreh Borisn Johnson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi