MENU
klinika

Firmosur dy orë para dorëheqjes

Zbulohet vendimi i fundit i Xhafajt para shkarkimit

11.11.2018 - 17:23

Pak orë para se të shkarkohej nga Parlamenti si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka firmosur vendimin e tij të fundit si ministër. Në Fletoren Zyrtare të datës 8 nëntor është publikuar vendimi i Xhafajt si ministër, që lidhet me masat të tjera të sigurisë publike.

Vendimi

Vendimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm është marrë në datë 6 nëntor. Po në të njëjtën ditë, në orën 10:00 u mblodh seanca plenare për të votuar dekretin e Presidentit Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër.

Vetë ai ishte i pranishëm në mbledhjen e Parlamentit në seancë plenare, duke e votuar edhe vetë kërkesën e tij për t’u larguar nga pozicioni i ministrit të Brendshëm.

Dekreti i Metës për shkarkimin e Xhafajt erdhi pas dorëheqjes së tij, e cila gjeti të papërgatitur politikën shqiptare. Por saga e dorëheqjes së tij vijoi për 10 ditë, pasi Presidenti Meta nuk firmosi emërimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm, por firmosi vetëm shkarkimin e Xhafajt dhe për rrjedhojë ai qëndroi në detyrë për 10 ditë të tjera, pasi kishte kërkuar zyrtarisht largimin nga pozicioni i ministrit të Brendshëm.

Masat

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare parashikon Udhëzimin e ministrit të Brendshëm mbi masat shtesë të sigurisë publike. Ky vendim, ndër të tjera, liston bizneset, të cilat do të duhet të pajisen me kamera sigurie. Në këtë listë janë edhe subjektet që disponojnë lokale nate si disko, pub-e si edhe biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Sipas vendimit, “Subjektet që disponojnë lokale nate si disko, pub-e, instalojnë sistem me kamera të tipit ÇTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 15 ditë, me fushëpamje brenda objektit dhe në perimetrin e jashtëm të tij.

Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i Komisariatit të Policisë në territorin ku është objekti; Instalojnë sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjeteve në hyrje-dalje të parkimit të objektit dhe server me kapacitet që ruan të dhënat jo më pak se 15 ditë, deri në një muaj;

Pajisin punonjësit në hyrje të objektit me dedektor; Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike, sipas përcaktimit, një punonjës sigurie për 40-50 persona. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i Komisariatit të Policisë në territorin ku është objekti”.

Ky vendim i Xhafajt, duket si një masë shtrënguese ndaj ngjarjes së fundit që i ndodhi atij si ministër i Brendshëm, vrasja në ish-Bllok. Kjo, pasi vendimi i firmosur nga Xhafaj, shfuqizon vendimin e mëparshëm të marrë për këtë ligj, duke bërë një ridetajim mbi zbatimin e ligjit për masat shtesë të sigurisë publike.

Pas këtij vendimi, Fatmir Xhafaj ka deklaruar publikisht se do të angazhohet si deputet dhe si ligjvënës në vijimin e implementimit të Reformës në Drejtësi dhe në mënyrë të veçantë krijimit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e lamtumirës

Xhafaj: Ika, por ja çfarë bëra!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!