MENU
klinika

Bethoven!

Klasiku i iluminizmit, gjermani më i famshëm

16.12.2021 - 15:05

     Zot i Plotfuqishëm, në pyll jam i lumtur, i lumtur në pyll, çdo pemë flet përmes teje. O Zot, çfarë shkëlqimi, në një pyll të tillë, në maja është paqja, paqja për t’i shërbyer Atij.

Është e sigurt, sikur çdo pemë të më fliste nga fshati: Shenjtë! I shenjtë! Magjepsur në pyll! Kush mund të shprehë gjithçka?

(Ludwig Van Beethoven)

Më 16 dhjetor të vitit 1770, në Këln të Gjermanisë u lind Ludwig van Beethoven, kompozitor e pianist, figurë e rëndësishme në tranzicionin midis epokave klasike dhe romantike të muzikës, i cili mbetet nga më të famshmit dhe më me ndikim nga të gjithë kompozitorët.

Veprat e tij më të njohura janë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë.

Beethoven shkoi në Vjenë në 1792; studioi për muzikë dhe shpejt, fitoi reputacion si pianist virtuoz.

Në Boston, më 1947, Fan Noli botoi monografinë “Beethoven and the French Revolution”, duke mbrojtur argumentin se Revolucioni francez dhe idetë republikane patën ndikim të thellë në muzikën e Beethovenit.

Noli, i njohur si republikan dhe antimonarkist, thotë se kompozimet më të dobëta të Beethovenit janë ato të krijuara në Vjenë, gjatë periudhës perandorake, kur kompozonte me kontratë për princër e perandorë, thjesht për para.

Biografët thonë, se Beethoveni, ishte tërhequr nga idealet e Iluminizmit. Në vitin 1804, kur ambiciet perandorake të Napoleonit u bënë të qarta, Beethoven i fshiu fjalët e përkushtimit për Bonapartin, nga simfonia e tretë; më vonë, ai ndryshoi edhe titullin (Simfonia heroike për të festuar kujtimin e një njeriu të madh), duke ia rikushtuar atë, mbrojtësit të tij, princit Jozef Franz von Lobkowitz, në pallatin e të cilit, simfonia e tretë u interpretua për herë të parë.

German composer Ludwig van Beethoven (1770 – 1827) conducting, circa 1800. Le compositeur allemand Ludwig van Beethoven dirigeant un orchestre. (Photo by Charles CICCIONE/Gamma-Rapho via Getty Images)

Idealet e iluminizmit: e drejta për liri dhe drejtësi

Shprehja e thellë e humanizmit që ngërthen muzika e Bethovenit pasqyron idealet e iluminizmit: të drejtën për liri dhe drejtësi, për vetëvendosje, individualizmin dhe përparimin njerëzor. Koha e Bethovenit ishte një kohë trazirash, lufte dhe nacionalizmi, por edhe një kohë në të cilën lindën koncepte të reja të individit, shoqërisë dhe botës. Në këtë kohë të ndryshimeve rrënjësore njerëzit duhet të luftonin për dinjitetin e tyre, për lumturinë e tyre – dhe të merrnin edhe përgjegjësinë për këtë. Për këtë mënyrë të re të menduari, Bethoveni kompozoi muzikën përgjegjëse duke komunikuar në të idealin e një bote më të mirë, më humane.

Beethoven jetoi në Vjenë, deri në vdekje (1827). Në dekadën e fundit të jetës ai u bë thuajse krejtësisht i shurdhër; u tërhoq nga jeta publike, por vazhdoi të kompozonte. Sipas kritikëve, shumë nga veprat e tij më të admiruara vijnë pikërisht nga kjo periudhë nën ndikimin perandorak./Konica.al