Everton sezonin e kaluar ishte konkurrues dhe për një moment u besua se mund të arrihej zona Champions. Kjo edhe falë formës së mirë të Richarlison. Këtë sezon, dëmtimet e kanë penalizuar, por mbetet një nga sulmuesit më të mirë në Premier League.
Braziliani ka rrëfyer së fundmi disa detaje nga jeta e tij, teksa e kaluara ka qenë problematike. 24-vjeçari, thekson se edhe mund të kishte përfunduar i vrarë në lagjet e varfra të Brazilit ndërsa shton se një trajner nga i cili ka shënuar shumë ka qenë Carlo Ancelotti.
“Sezoni im po nis nga fillimi, pësova një dëmtim dhe qëndrova jashtë fushe për 40-ditë. Tashmë, ndjehem plotësisht i rikuperuar dhe kam më shumë besim në fushë. Mendoj se do të bëj mirë dhe mund ta ndihmoj Evertonin.
Si e mbaj mend Ancelottin? Ai është një trajner i madh, një nga më të mëdhenjtë e historisë. Nuk është rastësi që ka fituar aq shumë tituj, me atë kam mësuar shumë si në pjesën Brenda fushe, ashtu edhe jashtë saj. Ishte privilegj të punoja me të dhe i uroj më të mirat”.
Si ishte fëmijëria juaj? “Fëmijëria ishte shumë e varfër, isha në një fshat të vogël. I shihja prindërit e mi të punonin gjithë ditën për të paguar faturat dhe ishte e vështirë të menaxhoje paratë. Jetonim në një zonë të rrezikshme të qytetit.
Shihja shumë gjëra të vështira si droga apo dhuna. Ishte shumë e komplikuar, por kisha engjej që më mbronin dhe më dërgonin në rrugën e duhur. Shumë miq të fëmijërisë nuk e patën fatin tim dhe përfunduan në brg, apo të vrarë. Futbolli më ka ndihmuar shumë, ndjehem me fat se mund të kishte shkuar ndryshe.
Njëherë isha duke u kthyer nga shkolla dhe një nga ata tipat që shesin drogë në rrugë dhe mendoi se unë isha futur në zonën e tij për të shitur. Më drejtoi armën dhe u desh shumë qetësi nga ana ime për ta bindur se diçka e tillë nuk ishte e vërtetë, futbolli më ka shpëtuar jetën”, u shpreh Richarlison.