MENU
klinika

Marubi mbi artikujt fotografikë

Letër nga Shkodra e Shqipërisë

21.12.2021 - 10:42

        Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Dhjetor 2021

Letër nga Shkodra e Shqipërisë

 

Shkodër (Shqipëri), 31 janar 1908.

Ish-studioja e fotografisë “Marubi”, e themeluar në vitin 1856 dhe aktualisht e drejtuar nga Michel Codelli, pronari i saj i ri, është i vetmi vend (dyqan) i rekomandueshëm që ekziston në Shkodër. Porositë  për pllaka, filma, letra, zhvillues, kartolina dhe pajisje të tjera fotografike arrijnë në rreth 3.000 franga. Gjysma e këtyre aksesorëve furnizohen nga A. Lumière dhe djemtë e tij nga Lioni, të përfaqësuar nga z. Codelli.

Konsumi i filmave nga Franca, deri më tani ka qenë i parëndësishëm, për shkak të konkurrencës nga shtëpia “Kodak” në Vjenë.

Një sasi e caktuar kutish dhe artikujsh të tjerë fotografikë që arrijnë shifrën e përafërt prej 700 frangash, vijnë nga ndërmarrja e Bernard Wachtl (Vjenë). Ato janë të destinuara për “Marubbin” dhe për amatorë. Ka pasur edhe porosi për kamera dhe pajisje fotografike për një shumë prej rreth 2,  000 frangash të bëra në ndërmarrjen “Kodak” nga z. Codelli; ato do të përdoren nga një duzinë fotografësh modestë amatorë.

Gjatë vitit 1900, porositë e bëra në ndërmarrjen “A. Lumière dhe djemtë e tij” ishin 300 franga krahasuar me 1500 franga në 1907.

Nga të dhënat e mësipërme, qarkullimi i artikujve të fotografisë, megjithëse modest, është në rritje dhe është me fat të theksohet se një pjesë e mirë e kësaj tregtie është në duart e ndërrmarjeve franceze.

A. Mida,

Drogman i Konsullatës së Francës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkodra në retrospektivë

158 vite në celuloid

Për herë të parë në Shqipëri

“Nadar, mes rregullave dhe tekave”


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët