Në të gjithë botën besimtarët e krishterë këtë të shtunë kremtojnë festën e krishtlindjeve, një nga ditët më të shenja në kalendarin e besimit të krishterë.
Për të dytin vit radhazi, besimtarët duhet që të respektojnë masat anti-Covid, për shkak të përhapjes në masë të infeksionit sidomos të variantit të ri Omicron.
Megjithatë dëshira për të festuar ka grupuar dhe njerëz në turma të vogla.
Festa në Tajvan;
Shumë turistë dhe vendas të preferuar në këtë periudhë festash kanë dekorin e bërë në këtë urë.
Krishtlindjet në Kenia;
Në kuadër të festës së Krishtlindjeve, murgeshat mbajtën lutjet në një shërbim solemn në kishë në Nairobi, Kenia
Festë në Pakistan:
Në Pakistan familjet me fëmijë të vegjël kanë ndjekur një meshë në Kishën e Shën Andrew në Karaçi.
Adhuruesit e besimit të krishterë ndezën qirinj në Stamboll, Turqi.
Në qytetin palestinez të Betlehemit, vendlindja biblike e Jezusit, u mbajt një meshë e mesnatës në Kishën e Lindjes.
Festime në Irbil, kryeqyteti i rajonit autonom kurd në Irakun verior
Në kuadër të festimeve të Krishtlindjeve, një skulpturë gjigante me rërë e Santa Claus është realizuar në plazhin e Gjirit të Bengalit në shtetin lindor Odisha të Indisë.
Në Brazil, zhytësit e veshur si Elf, Santa Claus dhe Zonja Claus përshëndetën publikun brenda një rezervuari të madh uji në AquaRio në Rio de Janeiro.
Ndërkohë, një rinoceront shijoi ëmbëlsirat e Krishtlindjeve në Parkun Orana Wildlife në periferi të Christchurch, Zelanda e Re