Blogerja Sara Berisha dhe Pajtim Krasniqi i njohur si DJ PM u afruan shumë me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”. Por ai u largua të premten nga shtëpia, e Sara ia ka ndjerë mungesën, madje e kujton shpesh e flet për të edhe me banorët e tjerë.
Sakaq, PM në çdo intervistë pyetet për të, dhe përgjigjet e reagimet e tij janë më të ëmblat e mundshme.
Së fundmi, ai është parë në sheshin e Prishtinës, ku edhe është ndaluar për një intervistë të shkurtër nga KlanKosova.
Pajtimi befasoi me përgjigjen e tij lidhur me marrëdhënien me blogeren.
“Hala nuk e kom bo femen kshtu zyrtarisht, dihet dihet edhe jashtë shtëpisë, po spo guxoj njëherë, unë jam taku me babë të vet”, u shpreh Pajtimi.
I pyetur nëse për 3 muaj mund të ndodhë ndonjë fejesë apo dyshja të martohen, ai u përgjigj: “Nuk e di, ndodh që vitin tjetër”.
Me humorin që e karakterizon, si gjithmonë e dha një përgjigje. Megjithatë, s’do të çuditeshim, për aq kohë sa janë shumë të mirë bashkë, si dhe ai ka takuar babain e Sarës brenda shtëpisë, dhe motrën e saj pasi u eleminua.