Ky vit që po lëmë pas na njohu me shumë çifte të reja të famshme por mund të konsiderohet edhe i prapshtë pasi pati edhe goxha ndarje të bujshme.
Ndarja padyshim më e bujshme ishte ajo mes Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.
Thashethemet për ndarjen e tyre nisën që në prill dhe dyshja për një kohë të gjatë ishin në vëmendje të mediave.
Të gjithë menduan se puthja që Donaldi i dhuroi Borës gjatë një takimi në “Big Brother” ishte rikthim i tyre, por nuk ndodhi kështu. Donaldi deklaroi veten single dhe tha se prej 6 muajsh ai e Bora nuk kanë qenë bashkë.
Në janar të këtij viti i dha fund edhe vëllai i Donaldit, Romeo me Jonida Maliqin. Kjo e fundit tha se nuk pati një arsye konkrete për ndarjen, përveçse konsumimit të marrëdhënies mes tyre.
Ndërkohë mediat pak para ndarjes së tyre shkruanin se çifti kishin bërë plane për martesë.
Pas 3 vitesh bashkë pak kohë më parë i dhanë fund lidhjes së tyre edhe Dua Lipa me Anwar Hadid. Shkak mesa duket ishte bërë distanca.
Oriola Marashi dhe Eros Grezda po planifikonin të martoheshin, por në maj të këtij viti i dhanë fund lidhjes krejt papritur.
U tha se shkak i ndarjes ishte distanca dhe keqkuptimet.
As lidhja e Cozman me një brune bukuroshe nuk zgjati.
Cozman dhe Fjolla u ndanë në shtator dhe sipas vajzës shkak ishte bërë reperi.
Ajo rrëfeu se lidhja e tyre ishte kthyer në lidhje toksike për shkak të xhelozisë dhe posesivitetit nga ana e Cozmanit.