MENU
klinika

Mero Baze

Viti kur PD njohu vetveten dhe Sali Berishën

01.01.2022 - 08:58

Në jetën politike të Shqipërisë, viti 2021 do të hyjë në histori si viti kur partia e parë politike në Shqipëri, u përball me vetveten. Pas 30 vitesh e bunkerizuar, si një pronë private dhe e paprekshme e Sali Berishës, Partia Demokratike u përball për ironi të fatit, me verdiktin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Sali Berishës dhe familjes së tij, si një familje e kriminalizuar e politikës shqiptare, dhe ju desh të zgjidhte mes tij dhe SHBA.

Pas një momenti të gjatë hezitimi, prej 19 majit deri më 9 shtator, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vendosi që Partia Demokratike të përjashtojë Sali Berishën nga grupi i saj dhe të vazhdojë si një parti e çliruar prej tij dhe peshës së krimeve të tij.
Ky ishte momenti kur PD filloi të përballet me vetevten dhe të njohë Sali Berishën.

Sali Berisha, i frikësuar dhe i braktisur nga figurat kryesore politike të Partisë Demokratike, nisi një lëvizje të fortë anti-amerikane në bazë të partisë, maskuar pas betejës kundër Lulzim Bashës si “njeriu që e preu në besë” dhe e shiti për SHBA.
Por pavarësisht populizmit dhe milionave të hedhura në tregun informal të shtypit për të siguruar mbështetje, Sali Berisha deri tani ka një bilanc negativ, në raport me Partinë Demokratike.
Kryesia e Partisë Demokratike mes Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, ka zgjedhur Partinë Demokratike. Përveç një prej anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë së PD dhe disa sekretarëve që ishin aty për shkak të pozicionit, pjesa tjetër është tërësisht në mbështetje të politikës së Partisë Demokratike dhe linjës pro-perëndimore të PD.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ku Berisha synonte mbështetjen kryesore dhe që është faktori kryesor politik deri në vitin 2025, është me Partinë Demokratike kundër Sali Berishës. Vetëm 12 deputetë janë me Sali Berishën.
I njëjti raport është dhe në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, i cili është në shumicë dërmuese pro vijës së Partisë Demokratike.
Kjo është statistika më vrasëse për Sali Berishën në lëvizjen e tij anti-amerikane.
Ai është i braktisur zyrtarisht nga Partia Demokratike.
Braktisja e dytë e madhe e Sali Berishës janë cilësia e figurave. Figurat më cilësore dhe më urbane të PD janë tërësisht me Partinë Demokratike, kundër Berishës. Në krah të Sali Berishës ka shkuar një pakicë e pashpresë e Partisë Demokratike, e cila edhe këtë radhë ka qenë në listë falë ndërhyrjeve të Berishës.
Figurina qesharake dhe të degraduara si Flamur Noka, Albana Vokshi, Edi Paloka, Luan Baçi dhe të tjerë, janë në kontrast të thellë me ekipin drejtues të mbetur në PD, që është jo vetëm shumicë, por dhe cilësisht shumë herë më lartë se ata që ka mundur të shkëpusë Berisha.
Braktisja e tretë e madhe e Berishës janë bastionet e Partisë Demokratike. Partia Demokratike është një parti me bastione të forta në veri të Shqipërisë dhe Shqipëri të mesme, kryesisht Kavajë.
Sali Berisha nuk ka mundur të marrë dot asnjë deputet dhe figurë politike të Partisë Drokratike në Shkodër, përveç Voltana Ademit, që është një lëneshë politike e harruar në Bashki, ngaqë Ilir Meta nuk bën zgjedhjet lokale.
Shkodra është qyteti që ka votuar tridhjetë vjet për të djathtën dhe është zyrtarisht kundër Sali Berishës.
Ai po ashtu është keq në Pukë, Kukës, Mirditë, shumë keq në Lezhë e Laç.
Ai nuk ka mundur dot të marrë as ish- kryetarin e Bashkisë në Kavajë, dhe ka një përfaqësim qesharak në zonat përreth. Berisha ndan figura me PD vetëm në Jug, ku PD dhe ashtu është pakicë inekzistente. Mbështetësit e Berishës në këto zona janë, ose njerëz të inkriminuar dhe të pashpresë për politikë, ose sekserë droge apo kriminelësh, që janë të gëzuar që kanë gjetur më në fund dikë tek i cili shikojnë fatin e tyre.
Përballja e Berishës me PD në dy kuvende më 11 dhe 18 dhjetor, ishte po ashtu një diferencë e fortë dhe e qartë politike dhe urbane mes pjesës së degraduar që ndjek Sali Berishën, dhe pjesës tjetër.
Përballja e Sali Berishës me Partinë Demokratike është ngjarja më e rëndësishme e tridhjetë viteve në atë parti, pasi i jep fund një periudhe të gënjeshtërt, duke e bërë Partinë Demokratike as parti, as demorkatike, por një skalion ushtarësh të rreshtuar pas një familje që e ka politikën biznes jo vetën për t’u pasuruar, por dhe për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe faktorit ndërkombëtar.
Viti 2021 e çmontoi Sali Berishën nga Partia Demokratike dhe sot për sot, në atë godinë ka më shumë liri politike dhe liri mendimi, se në çdo seli tjetër të politikës shqiptare. Arsyeja është se kanë nxjerrë jashtë njeriun që e ka pas kthyer atë parti në bunker.
Për ironi të fatit, tani kërcënon se do ta ripushtojë bunkerin me forcë. Nuk ndjehet i sigurtë jashtë atyre mureve. Kjo ishte arsyeja përse i duhej Partia Demokratike.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin