MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Thaçi merr mbështetje për marrëveshjen Kosovë-Serbi

12.11.2018 - 18:00

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa theksoi se me të kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Putin ishte i qartë se nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, Rusia do ta mbështesë.

Maqedoni

Gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, do të vazhdojë më 19 nëntor. Në seancën e sotme dëshmuan tre persona ekspertë nga Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët kanë krye analiza dhe hetime në disa makina.

Kryetari i këshillit gjyqësor, Ognen Stavrev, në fillim informoi se akoma nuk ka përgjigje për kërkesat për ekstradimin e dy prej të akuzuarve, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç të cilët janë në arrati në Kosovë. Të gjithë të akuzuarit e tjerë ishin të pranishëm në sallën e gjykatës.

Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kosovë, Avdullah Hoti, ka thënë se mungesa e njohjeve të reja dhe ngecjet në liberalizimin e vizave janë procese që po dëmtohen shumë nga propozimi për ndryshimin e kufijve.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se procesi i njohjeve është reduktuar deri aty ku demantimet se ky apo ai shtet nuk e ka tërhequr njohjen po konsiderohet sukses i madh, derisa për ngecjet në procesin e liberalizimit të vizave po akuzohet se është Brukseli.

Maqedoni

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka folur rreth ngjarjeve të fundit në shtet, ndryshimet kushtetuese si dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve.

Mickoski thotë se gjyqësori në Maqedoni është i kapur nga politika, prokuroria është nën kërcënime, ndërsa krimi po lulëzon. Sipas tij, pushteti është i paaftë edhe për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur.

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se kundërshtarët e paqes janë në dijeni se një marrëveshje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ta prekte planin e tyre destruktiv, plan ky që synon të thyejë Evropën, të shemb standardet demokratike, të mashtrojë dhe të përçajë evropianët dhe të imponojë një moral të vjetër, që e kanë vuajtur dhe duruar gjatë gjeneratat e përparme.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se në Forumin e Paqes në Paris ka kërkuar që të mbështeten përpjekjet tona dhe të Evropës për forcimin e paqes përmes dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!