MENU
klinika

Kryeministri poston videon

“Çojmë përpara investimet e mëdha në shëndetësi…”

03.01.2022 - 12:46

Pandemia COVID-19 e vuri në vështirësi sistemin shëndetësor, por investimet nuk u ndalën.

Kryeministri Edi Rama ndau sot disa nga investimet kryesore në shëndetësi në të gjithë vendin.

“Mirëmëngjes dhe me punën e palodhur çdo ditë duke çuar përpara investimet e mëdha, për të ringritur vijimësisht infrastrukturën e rrënuar shëndetësore dhe shërbimet e domosdoshme për qytetarët, pa u ndalur nga përballja me pandeminë Covid-19, ju uroj një ditë të mbarë”, theksoi Rama.


Disa nga investimet e kryera në sektorin e shëndetësisë janë spitali Rajonal Memorial Fier, Spitali i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, Pediatria e re QSUT, Pediatria e re në Elbasan, Materniteti i ri i Lezhës, Materniteti i Ri i Beratit, Spitali i Kukësit, 300 qendra shëndetësore, Flota e re e ambulancave, rrejti i laboratorëve të rinj në 18 spitale, Mamografi e re në Fier e Shkodër, në Poliklinikën e re Qendrore në Tiranë, Flotë e re aparaturash bio-mjekësore , Rezonancë e re në spitalin e Korçës, Njësia e re e Kardiokirugjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, spitali i ri i Laçit, Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

Gjatë vitit 2022 parashikohet rritje e investimeve në vlerën 3 miliardë lekë në sektorin e Shëndetësisë. Buxheti 2022 për shëndetësinë është 7 miliardë lekë më shumë ose, 12.6 % nga plani fillestar i buxheti i vitit 2021.