MENU
klinika

Numri i parë RD

”Liria e gjithsecilit të bëhet garancia e lirisë së të gjithëve”

05.01.2022 - 18:25

           Më 5 janar të vitit 1991, si sot 31 vite më parë, doli numri i parë i gazetës Rilindja Demokratike, e para gazetë opozitare, që u projektua si organ i PD-së.

E në këtë kuadër, fotografi Roland Tasho ka publikuar një foto të vyer për memorien e demokratëve në këtë 31-vjetor të RD. Në të shihen disa burra duke shfletuar faqet e gazetës në numrin e saj të parë, ndërsa disa të tjerë afrohen nga kurioziteti për të parë se çfarë shkruhet aty.

“Numri i parë i RD”, shkruan në përshkrimin e tij përbri fotografisë, fotografi Tasho.