MENU
klinika

''Një tjetër degradim kulturor''

Papa: Kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve? Egoizëm!

06.01.2022 - 19:33

          Së fundmi, Papa Françesku ka theksuar mes të tjerash, se ata që zgjedhin të kenë kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve, shfaqin sjellje egoiste. Sipas BBC-së, mesazhi i Papës erdhi teksa diskutonte mbi prindërimin, gjatë një auditori të përgjithshëm në Vatikan.

“Sot… shohim një formë egoizmi. Ne shohim që disa njerëz nuk duan të kenë fëmijë. Ndonjëherë ata bëjnë një dhe kaq, por kanë qen dhe mace që zënë vendin e fëmijëve. Kjo mund t’i bëjë njerëzit të qeshin, por është një realitet,” – tha Papa, duke shtuar se “kjo praktikë mohon atësinë dhe amësinë, duke na pakësuar, na privon nga të qenit njerëzorë.”

Papa Françesku tha se, njerëzit që nuk janë në gjendje të kenë fëmijë për arsye biologjike, duhet të mendojnë për birësimin, duke u bërë thirrje të mos i tremben prindërimit. Ai foli gjithashtu, për një “dimër demografik” – ndoshta duke iu referuar vendeve ku shënohen lindjet në rënie – që, siç u shpreh ai “vërehet se njerëzit, nuk duan të kenë fëmijë ose vetëm një dhe jo më shumë”.

Nuk është hera e parë që Papa, vë në shënjestër njerëzit që zgjedhin kafshët shtëpiake në vend të fëmijëve. Në vitin 2014, ai u shpreh se të kesh kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve, ishte “një fenomen tjetër i degradimit kulturor”.

Papa 85-vjeçar, është fotografuar më parë, duke përkëdhelur kafshë, qentë apo panterat, por nuk mendohet të ketë kafshë shtëpiake.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


20 shprehje frymëzuese të Nënë Terezës

“Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit”