Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se ish-kryeministri Sali Berisha vazhdoi të gënjejë dhe të nxisë dhunën siç ka bërë gjithë jetën,tashmë kundër demokratëve.
Alibeaj shkruan krahas një videoje të shpërndarë në Facebook,se Berisha dështoi bashkë me Ramën që të nxjerrë arkivolenga PD, ndërsa sot vjen vërdallë si kufomë politike.
“Sali Berisha u kthye në vendin e krimit. Ai sot siç ka bërë gjatë gjithë jetës së tij vazhdoi të gënjejë dhe të nxisë dhunën, tashmë kundër demokratëve. Halli i Sali Berishes sa vjen dhe rritet e bashkë me të rritet edhe gjuha e dhunës dhe e urrejtjes. Dje ai dështoi bashkë me Edi Ramën që të nxjerrë arkivole nga PD, ndërsa sot vjen vërdallë si kufomë politike për të mashtruar dhe zgjatur sado pak.”