MENU
klinika

Detajet

‘Shullazi’, avokatët e të pandehurve vijojnë mbrojtjen

13.11.2018 - 09:52

Në seancën gjyqësore të dosjes ‘Shullazi’ nuk është paraqitur asnjë nga të pandehurit, ndërsa avokatët e tyre  vijojnë mbrojtjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Avokati i Gilmando Danit pretendon në Gjykatë se zëvendësimi i prokuroreve është i jashtëligjshëm

“Prokurorët që u zëvendësuan kishin përgatitur konkluzione absurde” ka deklaruar ai.

Më 2 tetor Prokurorët kanë kërkuar në total 64 vite burg për të gjithë të akuzuarit.

Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci