MENU
klinika

Zbardhen detaje nga mbledhja e kryesisë së PD

Salianji kërkoi përjashtimin e 8 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit

11.01.2022 - 13:12

Kryesia e Partisë Demokratike, pas një mbledhje të zgjatur rreth 9 orë mori vendimin për të përjashtuar 8 deputetë dhe ish-funksionarë të lartë të PD, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gazetari Osman Stafa, raportoi për “BalkanWeb”, se kryesia ishte unanime në vendimin e ndërmarrë për përjashtimin, por edhe 19 funksionarët e tjerë të përjashtuar. Deputeti Ervin Salianji, sipas gazetarit, ka thënë në mbledhje se organizatorët e vërtetë të protestave të dhunshme janë 9 ish-funksionarët e përjashtuar, ndërsa për 19 anëtarët e pezulluar, ai ka kërkuar të reflektojnë për dhunën e atë që ka ndodhur dhe të rikthehen sërish në parti.

Nga ana tjetër, nuk kemi asnjë reagim zyrtar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe nuk dihet nëse ata ditën e sotme do i drejtohen selisë së PD, siç kanë bërë në ditët e kaluara kur ka pasur zhvillime e vendime të rëndësishme.