Gazetari grek Nikos Evangelatos ka lëshuar komente raciste ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi duke i përfshirë ata në të njëjtën kategori ata që kryejnë krime apo shkelin ligjin në vendin fqinj.
Duke iu referuar një ngjarjeje të një shqiptari të kapur me armë në shtetin grek, gazetari Evangelatos tha se kjo është krejt e zakonshme për sa kohë ai është shqiptar. Kjo deklaratë e tij provokoi zemërimin e ndjekësve të tij në rrjetet sociale duke e akuzuar atë për racizëm, dhe të qenit paragjykues ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Και ενώ ακόμα στα ενημερωτικά δελτία έχουμε την ανάγκη να μαθαίνουμε πρώτα την καταγωγή ενός δράστη και μετά το τι έκανε,πώς εξελίχθηκε η σύλληψη κλπ,έχουμε τον κ.Ευαγγελατο να διαιωνίζει ρατσιστικες προκαταλήψεις κ να στιγματίζει απροκάλυπτα συνανθρώπους μας.@ANT1TV #Ευαγγελατος pic.twitter.com/SucUE9dVMl
— weirdman αλλά (@mixalis44424132) January 10, 2022
Gjatë leximit të raporteve të policisë, në të cilin shfaqej edhe një shqiptar i kapur me armë, gazetari u shpreh se “kjo është krejt e zakonshme që kapet me armë përderisa ai është shqiptar”. Ai u ndesh me furinë e komenteve të ndjekësve të tij, edhe pse më koti ai nxitoi të justifikonte deklaratën e tij, duke argumentuar se nuk ishte një koment nacionalist dhe racist, shkruajnë mediat greke.
Megjithatë, ndjekësit e tij nuk e përtypën dot përtypën dot dhe e kritikuan gazetarin me postimet e tyre në rrjetet sociale.