MENU
klinika

"Përveç Alibeajt, në listë për t’u vrarë ishin edhe..."

Braho plas “bombën”, nxjerr emrat

11.01.2022 - 19:48

Ish-deputeti Spartak Braho nuk është distancuar aspak nga deklarata se ditën e protestës së Sali Berishës do vritej deputeti Enkelejd Alibeaj, por e ka thelluar më tej duke thënë se në listë ishin edhe 4 persona të tjerë, ku mes tyre zbuloi deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji.

Sipas Brahos kjo deklaratë qëndron pasi Alibeaj ditën e protestës u shoqërua nga Garda, ndërsa vrasjet u shmangën nga ndërhyrja e forcave policore.

“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë”, tha Braho në Report Tv.