MENU
klinika

Raporti i tranzicionit

BERZH: Kontratat e rrugëve po jepen pa transparencë

13.11.2018 - 12:05

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlerëson se qeveria shqiptare po i tenderon pa transparencë projektet madhore në infrastrukturë. Raporti i Tranzicionit 2019-2019, dokumenti më i rëndësishëm analitik i BERZH, thuhet se nevojat e Shqipërisë në këtë drejtim janë të mëdha. Por BERZH nënvizon se është jetike që projektet e investimeve të tenderohen sipas praktikave më të mira dhe të ndiqen standardet e konkurrencës së ndershme.

Qeveria shqiptare po bëhet gjithnjë e më shumë objekt kritikash, sidomos për programin madhor “1 miliard euro për rindërtim”. Organizatat e specializuara ndërkombëtare kanë kërkuar që projektet e partneritetit publik-privat të zhvillohen mbi studime serioze të kostove dhe përfitimeve. Por, deri tani, vendimet për projektet që do të financohen janë marrë në mungesë të studimeve të këtij lloji, megjithatë fatura afatgjatë për buxheitn do të jetë shumë e kripur.

Së fundmi, institucionet ndërkombëtare po kritikojnë edhe standardet e konkurrencës dhe transparencës në garat e zhvilluara. Pjesa më e madhe e projekteve të infrastrukturës rrugore janë fituar nga një grup i vogël sipërmarrjesh. Opozita ka ngritur akuza të ashpra se projekti i PPP-ve po pasuron një grup të vogël klientësh të qeverisë shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve

Fatura e majme e 5 koncesioneve