MENU
klinika

Deputeti mbërrin në prokurori

Protesta e 8 janarit, pas Berishës, merret në pyetje edhe Flamur Noka

13.01.2022 - 13:23

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka mbërritur në prokurori, ku do të merret në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit, të thirru nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Teksa ende Berisha vijon të dëshmojë para organit të akuzës, në ambientet e prokurorisë është parë të hyjë edhe Noka, në orarin që i është kërkuar, në 12:00.

Flamur Noka, po hetohet në gjendje të lirë, pasi ishte ai që njoftoi zyrtarisht policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë para selisë së PD-së.

Deputeti do të pyetet nga Mazreku për mënyrën se si do të organizohej protesta dhe nëse kishte dijeni për skenarët e dhunës që ndodhën.