MENU
klinika

“Godinë e kthyer në kështjellë…”

Rama flet para FRESSH për 8 janarin: Politikanë realë të arratisur në mesjetë

15.01.2022 - 13:59

Kryeministri Edi Rama ka folur për 8 janarin sot para të rinjve të FRESSH, në ceremoninë e mbajtur me rastin e 30-vjetorit të themelimit të kësaj organizate të PS. Teksa fillimisht solli si shembull për largimin nga politika atë që ndodhi më 6 janar 2021 në Kapitol, Rama tha se oborri i një partie u kthye në sheshxhirimin e një reality show me politikanë realë, por të arratisur pas në kohë dhe se skena të tilla po ndodhin gjithnjë e më shumë.

“Ato që pamë pak ditë më parë, më 8 janar, as 1 km larg nga këtu tek oborri i një partie politike që u kthye në sheshxhirimin e një reality show, në një reality show me politikanë realë por të arratisur mbrapa në kohë, diku andej nga mesjeta dhe me godinën e partisë të kthyer në kështjellë, të cilën disa sulmonin për ta marrë, disa luftonin për të mos e lëshuar, gjëra të paimagjinueshme të cilat në vende të ndryshme, në përmasa të ndryshme, po ndodhin gjithnjë e më shumë”, deklaroi Rama.