MENU
klinika

"Kontrollon më shumë pushtete se Ramiz Aliaj"

Berisha: Rama po vret shpresën e të rinjve

16.01.2022 - 13:53

Ish kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha këtë të dielë ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në degën e PD-së në këtë qytet.

Berisha fjalën e tij e ka nisur me një minutë heshtje për futbollistin Ramazan Rragami, që humbi jetën një ditë më parë.

Ndër të tjera ai ka akuzuar Ramën se ka kapur dhe mbushur shtetin me banda.

“Sot Edi Rama kontrollon shumë më shumë pushtete se diktatori i fundit Ramiz Alia. Ai komandon sot narko parlamentin, narko policinë e shumë më shumë, ka zëvendësuar shtetin ligjon me shtetin e krimit dhe të drogës. Së fundmi ka vënedosur në kontroll të plotë ish kreun e opozitës dhe pluralizmin politik shqiptar. jemi në një situatë që vetëm revolucioni dhe guximi juaj i jep përgjigjen më të merituar. Sot kemi një narko kryeministër që disponon miliarda euro të përfituara në tendera, nga trafiqet e drogës një narko kryeministër që ka arrestuar 37 mijë qytetarë për çështje civile vetëm për të mbjellë frikë. Kemi një narko kryeministër që bashkëjeton me bandat dhe vendos mbi ne sistemin e patronazhistëve që Shkodra dhe e gjithë Shqipëria nuk e kanë harruar nga diktatura. Kemi një narko kryeministër që vret shpresën, me shpresën që të rinjtë të largohen, kemi një narko kryeministër që me aleancën trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë e vendos Kosovën në një garë armiqësore. Kemi një marko kryeministër i cili në 7 muaj me aeroplan privat shpenzon 2.2 milionë euro shpenzime pa asnjë interes, kemi një narko kryeministër që ka vendosur ligje konfiskimesh pronash me të njëjtat standarte si në ’46″, ka thënë ai.