MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Paraqitet Gruevski nga arratia

13.11.2018 - 18:31

Maqedoni

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar vendndodhjen e tij, duke thënë se ka marrë edhe kërcënime me jetë.

Gruevski shkruan se ndodhet në Budapest të Hungarisë dhe se ka kërkuar azil politik.

Gjatë ditëve të fundit kam pranuar një numër të madh të kërcënimeve për jetën time. Unë jam në Budapest tani dhe kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Çdo herë do të jem besnik ndaj kauzës së Maqedonisë. Nuk do të lëviz asnjëherë”, shkruan Gruevski.

Kosovë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me zhvillimet rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një deklaratë Fajon ka thënë se është e paparanueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat.

Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se nuk është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe se ai po kërkohet brenda kufijve të shtetit.

MPB nuk komentoi aksionin e mbrëmshëm të policisë, të cilët kërkuan Gruevskin në banesën e tij dhe tek selia e VMRO-DPMNE-së.

Kosovë

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ka thënë se “nuk duhet lejuar që të ketë aparteid me vizat për Kosovën”. Ai i ka thënë se nuk i din arsyet pse disa vende anëtare të Bashkimit Evropian refuzojnë të japin pëlqimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Komentet e eurodeputetit slloven, pasojnë deklaratat e ditëve të fundit të disa zyrtarëve të Bashkimit Evropian se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës mund të merr më shumë kohë sesa që pritej. Pritjet ishin që liberalizimi i vizave të merrte dritën e gjelbër në dhjetor të këtij viti, por kohët e fundit janë shtuar zërat skeptik brenda BE-së rreth kësaj mundësie.

Kosovë

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e pakos së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendës integruese evropiane.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në profilin e tij në Facebook, ka thënë se partia e tij po merr pjesë në seancë për shkak të qëndrimit konstruktiv, mirëpo koalicioni PAN nuk shkojnë në Kuvend. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!