MENU
klinika

Arratia në Hungari

Gruevski nga arratia kërkon azil politik

13.11.2018 - 14:19

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar vendndodhjen e tij, duke thënë se ka marrë edhe kërcënime me jetë.

Gruevski shkruan se ndodhet në Budapest të Hungarisë dhe se ka kërkuar azil politik.

Gjatë ditëve të fundit kam pranuar një numër të madh të kërcënimeve për jetën time. Unë jam në Budapest tani dhe kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Çdo herë do të jem besnik ndaj kauzës së Maqedonisë. Nuk do të lëviz asnjëherë”, shkruan Gruevski.

Përndryshe, Policia e Maqedonisë prej ditës së premte është duke e kërkuar ish-kryeministrin, i cili është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Penale e Shkupit.

Nikolla Gruevski u dënua në lëndën “Tanku” të Prokurorisë Speciale, e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Terreni në Hungari

Arratiset Gruevski?