MENU
klinika

Përgjimet dhe dokumenti i Katanias

Rama: Rasti i Tahirit, mësim i madh për të tjerë

13.11.2018 - 22:20

Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar arkivimit të hetimeve nga Prokuroria e Katanias për ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, Rama tha se, precedenti duhet të shërbejë si mësim i madh.

“I duhet kërkuar ndjesë (Tahirit) se akuzat rezultuan ashtu siç ishin, një llumë. U kërkua të arrestohet një deputet nga ajo që erdhi në formë llumi në parlament.

Qëndrimi i PS ishte i drejte që refuzoi arrestimin. Imagjinoni që të pranimin arrestimin në bazë të llafeve të disa kriminelëve. Ky është mësimi i madh për ata që përdorin përgjimet për të arrestuar njërin apo tjetrin”, ka thënë Rama.

rama-lleshi-konica.al
rama-lleshi-konica.al

Lidhur me rikthimin e Saimir Thairin në PS, Rama jep një përgjigje të prerë.

“S’flas me nëse dhe për sa i përket procesit që ka në Shqipëri s’kam koment. Problemet e çdo individi në PS me drejtësinë janë individuale, një familje, një organizatë, nuk gjykohet nga kjo gjë, por nga mënyra si reagon.

U desh që të vinte PS në qeveri që të vihej ky standard. U kërkua që të arrestohej, dhe nuk pati asnjë akuzë. Prokuroria italiane provoi sa i drejtë ishte vendimi i PS, që refuzoi arrestimin e një deputeti në bazë të llafeve të disa kriminelëve.

Ky është një mësim i madh. Sot ai është në një proces, ta çojë deri në fund. U shpreha për përgjimet, që ngritët tërë atë vorbull nëpër kazanë dhe rezultoi një vorbullë. Nuk më intereson kjo, më intereson ajo që një mal me baltë u hodh për llafet e disa kriminelëve.

Italia ka folur për atë pjesë, për të cilën u kërkua arrestimi”.

Më tej Rama në deklaratën e tij duke iu referuar ‘të fortëve’ thotë:

“Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit, ta hanë dhe mos u ngopshin,

Këta që bëjnë të fortët do zhduken, jo fizikisht. Nuk do jenë më shqetësim për njerëzin në amjentet publike”, tha Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!